Pas zjarrit përfundojnë punimet në Urgjencën e QSUT/ Javën e parë të qershorit pritet të ofrojë kapacitet të plotë

Përfundojnë punimet në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme në spitalin qendror në QSUT pas zjarrit të ndodhur në këtë institucion. 

Mësohet se se kanë nisur testimet e nevojshme që me gjasë në javën e parë të muajit qershor urgjenca dhe i gjithë spitali qendror të ofrojnë shërbim shëndetësor me kapacitet të plotë.

Më 11 shkurt të këtij viti një shkëndijë elektrike në një nga dhomat teknike në katin e 2-të dëmtoi të gjithë sistemin elektrik çka bëri të pezullohet puna në spitalin e ri.

Nga ana tjetër prokuroria e Tiranës po vijon hetimet për të provuar dhe faktuar shkakun e vërtetë të ngjarjes. 

Pas zjarrit përfundojnë punimet në Urgjencën e QSUT/