Juventus dhe Napoli projektojnë shkëmbimin e bujshëm në merkato

Juventus dhe Napoli po projektojnë një shkëmbim të bujshëm. “La Stampa” shkruan për këtë sot, në faqet e saj, teksa nuk e përjashton transferimin e Federico Chiesa në hijen e Vezuvit dhe të Giovanni Di Lorenzo në “Continassa”.

Gazeta torineze nënvizon se numri 7 aktual bardhezi nuk konsiderohet i pa transferueshëm nga “Zonja e Vjetër”, ndërsa kapiteni i kombëtares italiane është në mosmarrëveshje me klubin e De Laurentiis dhe ka kërkuar largimin edhe përmes deklaratave të agjentit të tij, Giuffredi.

Shkëmbimi nuk është i pamundur, sipas “La Stampa”, megjithëse përfundimisht do të jetë e nevojshme të shtohet një shumë parash në favor të Juventusit, i cili e vlerëson Chiesa rreth dyfishin e vlerës së Di Lorenzo, për të cilin Napoli kërkon rreth 20 milionë euro.