Dy lojtarë nga Shpresat dhe tre mungesa deri në Austri. Ja risitë e fundit nga stërvitja e Kombëtares

Kombëtarja shqiptare ka vazhduar stërvitjen qetësisht ditën e sotme, përpara fluturimit për në Austri, ku edhe do të vazhdojë përgatitjet për Kampionatin Europian 2024.

Fakt interesant është se bashkë me Kombëtaren e madhe, ishin me grupin edhe Maskuti dhe Alivoda.

Kjo ndoshta për shkak se grupi nuk është akoma i plotë sepse mungojnë 3 lojtarë.

Abrashi, Gjimshiti dhe Seferi do t’i bashkohen ekipit në Austri