Gazetari Xhepollari: Lista e Silvinjos ka shumë pikëpyetje, Cikalleshi duhej të ishte patjetër

Gazetari Drilon Xhepollari, në lidhje “Skype” në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri Tv, foli për listën e kombëtares, që Silvinjo publikoi tre ditë më parë.

“Lista e Silvinjos befasoi jo pak opinionin sportiv, për faktin e vetëm se kishte disa lojtarë që nuk pritej të ishin në Kombëtare.

Lënia jashtë e Sokol Cikalleshit ka ngritur shumë pikëpyetje. Kjo për faktin e vetëm se Cikalleshi është një nga ato lojtarë që i ka luajtur të gjitha ndeshjet eliminatore.

Silvinjo i ka besuar verbërisht, duke i dhënë shumë rëndësi forcës së tij. Kontributi që ka dhënë në kombëtare, duhet të ishte pjesë e listës së Europianit.

Duhej të vlerësohej kontributi i tij. Ka një pikëpyetje të madhe në këtë listë”, deklaroi gazetari Drilon Xhepollari.