Historike/ Arbitre shqiptare për herë të parë në Euro 2025 për vajza
Pas arbitrimit historik të Emanuela Rustës dhe Edjena Kapxhiut në UEFA Women’s Champions League, në ndeshjen Benfica-Barcelona, arbitret shqiptare do të vendosin sërish drejtësi në arenën europiane.
Emanuela Rusta si kryesore, Edjena Kapxhiu e Mirjeta Salla në rolin e asistentes, dhe Kejsi Tafili si arbitre e katërt do të gjykojnë për herë të parë në histori një ndeshje kualifikuese të vlefshme për Kampionatin Europian për vajza.
Të premten e 31 majit (ora 20:00) arbitret shqiptare do të gjykojnë ndeshjen e grupit B1, Zvicër-Hungari.
Që do të luhet në stadiumin “Tissot Arena”.
Një tjetër lajm i mirë dhe një sukses për arbitrimin shqiptar dhe Federatën Shqiptare të Futbollit.
Teksa vlerësimi nga UEFA edhe për arbitret vajza po rritet dita-ditës.
Emanuela Rusta, Edjena Kapxhiu dhe Mirjeta Salla janë të pajisura me stemën e FIFA-s.
Në qershorin e vitit 2023, Rusta u bë arbitrja e parë femër e promovuar nga Komiteti i Arbitrave në UEFA, duke u ngjitur në kategorinë e parë.
