Vazot e 4 kampionëve shqiptarë në Champions, “buzëqesh” Ballkani

Egnatia, Ballkani, Struga dhe Deçiq janë katër skuadrat shqiptare kampione që do të marrin pjesë në fazën e parë të kualifikueseve të Champions League.

Kampionët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi do të synojnë që të kenë një rrugëtim sa më të gjatë në arenën ndërkombëtare.

Ballkani ka shkruar historinë në dy edicionet e fundit, duke u bërë e para skuadër dardane që merr pjesë në fazën e grupeve të Conference League.

Falë paraqitjeve të këtyre dy viteve, “armata” e Ilir Dajës ka grumbulluar pikët e mjaftueshme për t’u renditur në vazon e skuadrave favorite në turin e parë të Championsit.

E thënë më thjeshtë, skuadra nga Theranda në këtë raund do të ketë një kundërshtar në letër më inferior.

E me pak fat mund të sigurojë kualifikimin aq shumë të dëshiruar.

Por nuk mohohet që Ballkani të përballet me Egnatian, Strugën apo Deçiqin e Tuzit.

Gjithsesi, edhe në vazon e dytë ka skuadra që janë jo pak të rrezikshme.

Pavarësisht se kampionët e Kosovës tashmë kanë krijuar eksperiencë në Europë.

Tri ekipet e tjera shqiptare kampione ndodhen në vazon e skuadrave jo favorite.

Në shortin që do të hidhet në datën 18 qershor.

Disa nga skuadrat më të forta që e nisin rrugëtimin e tyre në raundin e parë të Champions janë Ferencvaros (Hungari), Steaua (Rumani) dhe Ludogorets (Bullgari).

Gjithsesi, Egnatia, Struga dhe Deçiq me pak fat mund të kapin dhe kundërshtarë që mund të jenë të kalueshëm.