Nis fushata në Britani, zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 4 korrik
Në Britaninë e Madhe ka nisur zyrtarisht fushatën këtë të enjte, për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 4 korrik.
Në një minutë pas mesnate, parlamenti u shpërnda dhe pezulloi të gjitha aktivitetet si në Dhomën e Komunave ashtu edhe në Dhomën e Lordëve, duke hapur garën për 650 vendet vakante.
Partia Laburiste e qendrës së majtë mbetet favorit për të fituar pushtetin pas 14 vitesh, nën udhëheqjen e Keir Starmer, një ish-avokat i të drejtave të njeriut.
Ndërsa Partia e Kryeministrit Rishi Sunak është përqendruar në mbështetjen e votës së saj duke synuar grupin që ka më shumë gjasa të votojë Konservatorët: mbi 65 vjeç
Vendimi i Sunak për datën e zgjedhjeve, jo më vonë në pjesën e dytë të vitit siç pritej gjerësisht, shihet si një përpjekje për të rifituar vrullin pasi partia e tij përballet me një rënie në sondazhet e opinionit.
Një prej temave më të diskutuara është ‘Brexit’, që u miratua me një votë prej 52 me 48 në referendum, dhe mbetet çështje përçarëse për politikanët në vend.
Nga ana tjetër, Partia Kombëtare Skoceze pro-pavarësisë dëshiron të marrë Skocinë nga Mbretëria e Bashkuar dhe të kthehet në BE, dhe është e vetmja parti e madhe që përdor marrëdhëniet me Evropën si një diskutim fushate.
Të gjitha partitë, në një pikë të përbashkët, e kanë përjashtuar rritjen e TVSH-së pas zgjedhjeve të përgjithshme. Britanikët do të zgjedhin qeverinë e re, pas 6 javësh fushate zgjedhore.
