Kantieri i Lotit 7 të Unazës së Madhe, Rama ndan pamjet: Janë realizuar 70 përqind e punimeve

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga punimet që po kryhen në kantierin e Lotit të 7-të të Unazës së Madhe në Tiranë.

Përpos videos të shpërndarë në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë shkruan se 70 përqind e punës tashmë është kryer.

“Kantieri i Lotit 7 të Unazës së Madhe, Tiranë, ku deri tani janë realizuar rreth 70% e punimeve”, shkruan Rama.