SHBA i akordon 135 milionë dollarë Moldavisë mes kërcënimeve ruse

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i premtoi Moldavisë një mbështetje të re prej 135 milionë dollarësh për të forcuar pavarësinë energjetike dhe sigurinë e vendit.

Blinken tha se ”mbështetja e SHBA përfshin 50 milionë dollarë për të avancuar më tej këto përpjekje nga reformimi i sektorëve të energjisë dhe bujqësisë dhe në luftimin e dezinformimit”.

Ai pati një konference të përbashkët shtypi me presidenten e Moldavisë, Maia Sandu. Blinken tha se Moldavia, e cila kufizohet me Ukrainën, ishte goditur nga sulmet e Rusisë në infrastrukturën energjetike të Ukrainës.

Ai theksoi se ”SHBA planifikojnë të investojnë 85 milionë dollarë të tjerë në sigurinë energjetike të Moldavisë si pjesë e një programi ndihme prej 300 milionë dollarësh të shpallur vitin e kaluar”.

”Ne kemi parë përmes luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës militarizimin e saj të energjisë – kërcënimin që varësia nga Rusia për energji paraqet për sigurinë kombëtare dhe ekonomike”, tha Blinken.

Sipas Blinken, i cili vizitoi Moldavinë të enjten përpara se të udhëtonte në Pragë për takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s në Pragë, financimi do të ndihmojë gjithashtu në mbështetjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe përmirësimin e marrëdhënieve me Perëndimin.