Ministrat e Jashtëm të NATO-s diskutojnë për ndihmën ushtarake të Ukrainës
Ministrat e Jashtëm nga 32 vendet e aleancës së mbrojtjes së NATO-s do të takohen në Pragë për të diskutuar se si të koordinojnë ndihmën ushtarake për Ukrainën.
Ministrat pritet të bëjnë përparime në bisedimet mbi një plan prej 100 miliardë eurosh (108 miliardë dollarë) për ndihmë. Plani u propozua nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në muajin prill.
Vendet anëtare të NATO-s koordinuan ndihmën ushtarake përmes Grupit të Kontaktit të Ukrainës (UCG), një nismë e kryesuar nga SHBA. Ideja e UCG-së është të ndihmojë në mbrojtjen e pozicionit se NATO nuk është palë në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës.
Por, varësia e UCG-së nga koordinimi i SHBA-së i ka lënë aleatët evropianë të frikësuar, pasi kjo gjë mund të lëkundet, nëse zgjedhjet presidenciale të nëntorit e rikthejnë Donald Trumpin në Shtëpinë e Bardhë.
Ka dyshime në lidhje me gatishmërinë e Trump për të mbështetur Ukrainën në afat të gjatë, veçanërisht pasi kryeministri hungarez Viktor Orbán, një aleat i Trump, tha se ish-presidenti “nuk do t’i japë asnjë cent për përpjekjet e Ukrainës në luftë”.
