Rezoluta antikorrupsion e PS-së, Murrizi: Korrupsioni nuk luftohet me slogane dhe rezoluta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Maj 2024, 21:12
Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se asnjë lloj korrupsioni nuk luftohet me slogane dhe as me rezoluta.
Murrizi: Nuk e shoh miratim në heshtje, e kundërta do më habiste po të ndodhte.
Të votosh platformën apo sloganin elektoral të partisë Socialiste që do jetë për fushatën e 2025-ës ‘’Shqipëria 2030’’ nuk e di pse duhet të bëhet palë një opozitë.
Ajo është thjesht një demagogji.
Asnjë lloj korrupsioni nuk luftohet me slogane, as me rezoluta.
Edhe OKB e miratoi Rezolutën pas 25 vitesh për viktimat e Srebrenicës por nuk i ngjall më ato, është përkujtimore.
Rama nuk e di për çfarë e ka këtë lloj përkujtimore.
