Gjyqi për Gërdecin/ Shtyhet seanca gjyqësore për ish-ministrin Mediu, ja arsyeja

Shtyhet për në datën 12 qershor seanca për ‘Gërdecin’, ku po hetohet ish-ministri Fatmir Mediu.
Shkak i shtyrjes së seancës gjyqësore është bërë mungesa e prokurorëve të çështjes.

Mësohet se këta të fundit janë jashtë vendit për çështje pune. 

Kujtojmë se Fatmir Mediu po hetohet për shpërdorim detyre në lidhje me vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve pas shpërthimit që ndodhi në Gërdec më 15 mars të vitit 2008.