Dëmtime në kokë nga sulmi me leva në ish-Bllok, si paraqitet gjendja shëndetësore e avokatit Mëngjesi

Teksa tre persona i zunë pritë dhe e sulmuan me grushte dhe sende të forta, zbardhen detaje rreth gjendjes shëndetësore të avokatit të njohur, Sokol Mëngjesi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Sokol Mëngjesi ka një frakturë në kokë dhe dëmtime të tjera në trup, ndërsa për momentin ndodhet në urgjencën.

Duke iu referuar bluzave të bardha, gjendja e tij paraqitet stabël. Konkretisht, avokati ka pësuar dy fraktura, dëmtime te zona e ballit dhe pas koke.

Nga këto goditje Mëngjesi ka pësuar dëmtime në pjesën e trurit dhe hemorragji të vogël. Po ashtu ka dyshime se autorët e kanë goditur me dorezë hekuri.

Mëngjesi ende nuk ka dhënë deklarimet e tij, ndërsa po bën të gjitha ekzaminimet në spital. Sakaq, policia ka marrë në pyetje të gjithë qytetarët që janë bërë dëshmitarë të ngjarjes së rëndë, që ndodhi në një zonë të populluar.

Dëmtime në kokë nga sulmi me leva në ish-Bllok, si paraqitet
Sokol Mëngjesi