Molotov te bashkia e Tiranës, policia ndalon për herë të dytë 49-vjeçarin, një tjetër procedohet në gjendje të lirë
Policia e Tiranës lajmëron ndalimin e një protestuesi lidhur me sulmin me molotov ndaj godinës së Bashkisë gjatë protestës së djeshme.
Po ashtu, bëhet me dije dhe procedimi në gjendje të lirë i një 22-vjeçari
NJOFTIMI I POLICISË TIRANË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar më datë 28.05.2024, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaloi shtetasin:
- S. B., 49 vjeç, banues në Thumanë, për veprat penale "Prishja e qetësisë publike", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", "Goditjet për shkak të detyrës" dhe "Vrasja me dashje" mbetur në tentativë.
Ky shtetas është ndaluar dhe më datë 08 maj, në lidhje me protestën e datës 07 maj 2024.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. B., 22 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

