FOTO/ Aksident në Rrugën e Kombit, një person transportohet në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Maj 2024, 19:28
Një aksident ka ndodhur pak më parë, pranë Urës së Zogut në Milot.
Dy makina janë përplasur në Rrugën e Kombit, ndërsa i plagosur ka mbetur një shtetas kosovar, i cili është transportuar për ndihme mjekësore.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.
