KUJDES NË INTERNET! Drejtori i AKS: 70 për qind e sulmeve kibernetike, gabime nga padija
Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Igli Tafa thotë se 70 për qind e sulmeve kibernetike në hapësirën online ndodhin për shkak të gabimeve që bëjnë qytetarët po edhe nëpunësit shtetëror, por që këto të fundit nuk e dinë që po e bëjnë atë gabim. Për këtë qëllim të martën u mbajt një trajnim me 2000 pjesëmarrës.
Rreth 70 për qind e sulmeve kibernetike ndodhin për shkak se nëpunësit e administratës nuk e dinë se po bëjnë gabim në hapësirën online.
Këtë shifër e dha pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Igli Tafa.
Për këtë qëllim mbi 2000 person u trajnuan të martën mbi hapësirën digjitale, pasi disa gjëra në dukje të thjeshta mund të cënojnë rëndë përdoruesin. Në trajnim morën pjesë kryesisht nëpunës të administratës publike.
