Blushi: Bashkia s'mund të jetë strofull e hajdutëve, sepse me taksat tona Erion Veliaj vishet si mafioz ordiner
Sot, qytetarët po zhvillojnë protestën e radhës përpara bashkisë së Tiranës,drejtues të lartë të cilës tashmë janë të arrestuar nga SPAK për vjedhjen e parave publike. Para qytetarëve të Tiranës ka folur edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi.
Tedi Blushi: Kjo bashki është marrë peng nga mafia e inceneratorëve. Kjo bashki është përvëluar dhe krimi i organizuar ka futur kthetrat në të.
Të dashur qytetarë dhe qendrestarë të Tiranës, kjo është një betejë për dinjitetin njerëzor, sepse bashkia e Tiranës është shtëpia e të gjithë qytetarëve të Tiranës.
Bashkia nuk mund të jetë strofull e hajdutëve që vishen me tanga, nuk mund te jete strofull e kriminelëve, e këtyre hajdutëve të pacipë dhe pa moral. E këtyre monstrave të cilët duhet të marrin ndëshkimin e merituar.
Ju besoj e patë çfarë ndodhi pak ditë më parë., vetëm 5 minuta shi, tirane u përmbyt, sepse taksat tuaja i ka marrë lumi. Sepse me taksat tuaja Erion Veliaj vishet si një mafioz ordiner.
Ky kriminel duhet arrestuar dhe duhet nxjerrë zvarrë nga kjo godinë, sepse ai e ka humbur besimin e qytetarëve. Ndaj e ftoj policinë e shtetit qe kanë dinjitet që kanë familje na ndihmoni të arrestojmë këtë kriminel. Na ndihmoni të arrestojmë këtë hajdut. Tirana nuk meriton më hajdutë më tanga....
PROTESTA TE BASHKIA



