"Nuk do të ndalemi..." - Mbyllet protesta, Bashkia e Tiranës, ja kur do të jetë tubimi i radhës
Nga Mola Luku Përditësimi i fundit 28 Maj 2024, 12:25
Mbyllet edhe protesta e nëntë e qytetarëve përpara Bashkisë së Tiranës.
Organizatorët njoftuan se protesta do të vazhdojnë.
Të martën e radhës, qytetarët pritet të mblidhen sërish për të kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Protestuesit thanë se nuk do të ndalen.
Ndërkohë edhe gjatë kësaj proteste pati momente tensioni.
Forca të shumta policie blinduan godinën, kurse folësit bënë thirrje disa herë që forcat e rendit të bashkohen me protestuesit.

