U kritikua për fyerje ndaj komunitetit LGBTQ+, Papa Françesku kërkon falje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Maj 2024, 16:18
Pasi gazetat italianë dhe mediat në mbarë botën pretendonin se Papa Françesku ka përdorur gjuhë homofobike, vjen dhe reagimi nga Vatikani.
Papa Françesku, i cituar gjerësisht se kishte përdorur një fjalë shumë nënçmuese për të përshkruar komunitetin LGBT , nuk kishte ndërmend të përdorte gjuhë homofobike dhe i kërkon falje kujtdo që është ofenduar prej saj, tha Vatikani.