Bombardimet në Rafah, Biden thirrje Izraelit: Mbroni civilët!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Maj 2024, 10:15
Administrata e presidentit amerikan Joe Biden i ka bërë thirrje Izraelit të marrë çdo masë paraprake për të mbrojtur civilët palestinezë pas sulmit në Rafah që vrau dhjetëra njerëz, ndërsa demokratët po bëjnë thirrje për t’i dhënë fund ndihmës ushtarake për Izraelin.
“Izraeli ka të drejtë të shkatërrojë Hamasin dhe ne e kuptojmë se ky sulm vrau dy terroristë të rangut të lartë të Hamasit përgjegjës për sulmet kundër civilëve izraelitë,” tha një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
