Viktima dhe shkatërrim/ Tornado dhe stuhi vdekjeprurëse në SHBA! 23 të vdekur, qindra të plagosur, rreth 300 mijë banorë pa energji
Tornado e stuhi shkatërrimtare kanë përfshirë pjesën qendrore të Shteteve të bashkuara të Amerikës, duke lënë pas të paktën 23 viktima dhe qindra të plagosur. Moti i keq ka përfshirë disa shtete, ku miliona banorë janë në alarm
Tornadot dhe stuhitë vranë të paktën 23 njerëz e plagosën qindra të tjerë, teksa moti I keq ka përfshirë pjesën qëndrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Teksas, Oklahoma, Arkansas dhe Kentucky ishin në qendër të stuhive që shkatërrimtare e vdekjeprurëse, disa nga pasojat e të cilave i tregojnë këto pamjet.
Rreth 300,000 banorë në shtatë shtete që nga e hëna, ndërsa moti i keq është zhvendosur drejt lindjes duke përfshië nga Alabama në Nju Jork.
Më shumë se 120 milionë amerikanë janë paralajmëruar për rrezikun.
Priten të tjera stuhi, erëra të forta, breshër dhe përmbytje të shpejta.
Më shumë se 600 raportime për dëme nga stuhitë në 20 shtete u shënuan vetëm të dielën.
Tornadot dhe erërat e forta shndërruan në gërmadha, shtëpi, e objekte të tjera, duke vrarë njerëz mes të cilëve edhe fëmijë, raportuan autoritet.
Rrëzimi i pemëve po ashtu shkaktoi fatalitete.
Rreziku nga rrufetë dhe shiu i dendur detyruan evakuimin e rreth 125,000 personave të mbledhur për garën Indianapolis 500
Presidenti Joe Biden foli me guvernatorët e çdo shteti të prekur nga stuhitë dhe ofroi ndihmë federale.
Guvernatori i Kentakit, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të hënën herët në një postim në platformën e mediave sociale X, duke cituar "raportime të shumta për dëme nga tornadot".
Edhe Guvernatori i Teksasit tha se më shumë se një e treta e qarqeve ishin nën gjendjen e fatkeqësisë për shkak të motit ekstrem
Parashikuesit e kanë përshkruar këtë verë si një sezon ndoshta "të jashtëzakonshëm" të stuhive të Atlantikut 2024, duke filluar muajin e ardhshëm.
Ndryshimet klimatike sipas ekspertëve është një prej shkaqeve


