Xhaferri: Në shesh deri kur Veliaj t’u bashkohet në qeli kolegeve në vjedhje!

Kreu i forumit rinor të selisë blu, Besart Xhaferri shprehet se: "Protesta jonë ja ka arritur qëllimit, pasi  të besuarit e Erion Ali Babës në vjedhje kanë përfunduar në qeli, por ne protestën nuk do ta ndalojmë deri sa me kolegët në qeli të përfundojë edhe vetë Erioni, pronari De fakto i inceneratorëve dhe kompanisë 5D. 

Ata snobët që kritikojnë protestën tonë nga banaqet televizive për shkakun e vetëm se pagat e tyre financohen nga inceneratorët, i ftojmë të bëhen gati që banaqet televizive ti vëjnë përpara burgut ku shumë shpejt do përfundojë idhulli i tyre në vjedhje dhe babëzi. 

Ne në emër të qytetarëve të ndershëm të Tiranës në orën 11:00 jemi në sheshin përpara Bashkisë, për të protestuar kundër vjedhjes dhe uzurpimit siç bëjmë prej disa javësh. 

Ftoj qytetarët e ndershëm të na bashkohen në këto tubime pasi viktima të vjedhjes jemi të gjithë, pa dallime partiake dhe krahinore, pasi grabitqarët nuk njohin as ndasi as limite në misionin e tyre të zhvatjes"