ÇMENDURI NË RRUGË/ Tjetër aksident i frikshëm në Durrës - Përplasen 4 makina, 10 të plagosur, mes tyre 4 fëmijë
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Plepave në Durrës, ku janë përplasur 4 makina.
Nga aksidenti kanë mbetur të dëmtuar 10 persona.
Nga të plagosur kanë mbetur 6 të rritur dhe 4 fëmijë.
9 prej tyre janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa një grua është në gjendje të rëndë.
Ende nuk është zbardhur dinamika se si ka ndodhur aksidenti.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 20:10, në lagjen nr. 13 Durrës, në aksin rrugor Plepa-Kavajë, janë përplasur 4 automjete me drejtues shtetasit A. D., G. L., E. M., dhe E. H.
Si pasojë e përplasjes kanë shkuar për kontroll mjekësor në spitalin rajonal në Durrës, 6 shtetas pa probleme për jetën, ndërsa shtetasja Xh. H., 61 vjeçe është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të përplasjes së automjeteve.

