Shqipëria “armatoset” nga Kosova/ Në 4 muajt e fundit 75 pistoleta janë kapur nga autoritetet

Grupet kriminale duket se e kanë larguar orientimin tek armëT e rënda, pasi kohëve të fundit vihet re një rritje e trafikimit të pistoletave. Në 4 muajt e fundit 75 armë pistoleta janë kapur nga autoritetet. Për këtë fenomen shqetësim ka shprehur edhe SPAK, për të cilën thotë se furnitor mbetet Kosova

Kosova është kthyer në furnitorin më të madh të Shqipërisë sa i përket armëve të zjarrit. Vetëm një ditë më parë 10 pistoleta u kapën nga Policia e Tiranës që synim kishin tregtimin e tyre në jug të vendit.

Shifrat e operacioneve tregojnë se në 4 muajt e parë të këtij viti janë sekuestruar 125 armë zjarri ku 75 prej tyre kanë qenë vetëm pistoleta. Shqetësim për këtë fenomen e ka ngritur edhe kreu i SPAK, Altin Dumani duke u shprehur se grupet kriminale po porosisin më shumë armë zjarrit të llojit pistolete

“Trafiku i armëve është një aktivitet tjetër kriminal, i cili shoqëron kryesisht grupet e përfshira në trafikun e narkotikëve dhe që karakterizohet nga përdorimi i lartë i dhunës. Kohëve të fundit vihet re, një tendencë në rritje e grupeve kriminale që veprojnë jashtë vendit të cilët po porosisin armë zjarri, të llojit “pistoletë””, tha ai.

Nga hetimet e Prokurorisë së Posaëme, por edhe prokurorive të rretheve është evidentuar fakti se ëmimi i tyre varion nga 1 mijë deri 1500 euro.

Trafikantët dyshohet se përdorin ditët e fundjavave për futjen e armëve në vendin tonë. Kjo për shkak se punonjësit e policisë nuk ushtrojnë kontrolle të imtësishme ndaj shtetasve nga Kosova, por u kërkohen vetëm mjete identifikimi.

Sipas SPAK Kosova, përveç armëve të zjarrit, është kthyer në një market edhe për lëndët plasëse, të cilat janë përdorur në ngjarje kriminale.