Gjendet i pajetë një i ri në Rrëmbec, dyshimet e para
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Maj 2024, 18:36
Gjendet nga familjarët i pajetë një person në fshatin Rrëmbec.
Mësohet se shtetasi me iniciale E. J., rreth 39 vjeç, ka ndërruar jetë në banesë.
Kanë qenë familjarët që e kanë gjetur dhe kanë lajmëruar menjëherë policinë.
Dyshohet se viktima vuante nga disa sëmundje, çka ka sjellë edhe vdekjen.
Trupi do të çohet në morg për ekspertizën mjeko ligjore për të zbuluar shkaqet e vdekjes.
