Martesat mes së njëjtës gjini/ Serjani: Kodi i familjes, thelbin e ka 80% tek pasardhësit

Aktivisti i shoqërisë civile, Sevin Serjani në një intervistë në Ora News u shpreh se Kodi i familjes thelbin e ka 80% tek pasardhësit.

Serjani: Së pari duhet ta shikojmë këtë gjë  që çfarë merr mbrapsht dhe ku shkon shoqëria nëse ne fillojmë dhe tolerojmë tek martesa dhe kur nënkupojmë martesën referuar edhe kodit të familjes kuptohet se fmailja edhe martesa janë të pandalshme.

Nëse ne bëjmë një tolerancë apo si shoqëri tolerojmë elementët të cilët nuk janë në predispozitë në përmbushjen e kodit të familjes duhet të citojmë që kodi i familjes thelbin e vet rreth 80% të tij është e fokusuar tek pasardhësi.

Pra ajo rregullon jo vetëm një marrëdhënie midis dy individëve të rritur të cilët lidhen në martesë por mbi të gjitha tek pasardhësit.

Nëse ne marrim raste përjashtimore kur njëri nga partnerët mungon në martesë, kjo nuk e hedh poshtë rregullin.

Ndërsa në rastin e martesave të së njëjtës gjini përjashtimi i regullit është kur ato kanë pasardhës kur i referohemi in vitros pra si thelb ato nuk riprodhohen.

Natyra dhe Zoti e ka bërë që nga mënyra se si ne marrim gjithë këto të mirat e shoqërisë, ne t’ia kthejmë mbrapsht.