Aksident i frikshëm në aksin Shkozet-Kavajë, përplasen 3 makina, 10 të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Maj 2024, 20:49
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Shkozet-Kavajë.
Burime bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë tre mjete dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar 10 persona.
Nga të lënduarit, 3 janë drejtues mjetesh dhe 7 të tjerët, pasagjerë. Policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje.
Ka nisur puna për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

