PAMJET EKSKLUZIVE/ Kokaina 99 % e pastër, e mbështjellë me qese vakuumi, kush janë të arrestuarit në Durrës? Nisin hetimet në Angli
Detaje të reja mësohen nga operacioni i Policisë së Kufirit, e cila ka arritur të sekuestrojë 7 pako kokainë në portin e Durrësit.
Mësohet se droga e kapur është gjetur gjatë një kontrolli rutinë të kryer në linjën e furgonit të kompanisë “Bledi Travel”, poshtë sediles së shoferit.

Në kuadër të këtij operacioni në pranga kanë rënë dy shtetasit Arjan Doçi dhe Mentor Çuni, ndërsa furgoni ndiqte linjën Shqipëri – Itali – Angli.
Ndërkaq këto që shikoni në këto foto janë pakot e kokainës të kapura në portin e Durrësit.

Në këto pamje të siguruara nga gazetari i “Ora News”, Edison Vatnikaj dallohet se pakot e kokainës janë të mbështjella me qese vakuumi.
Nga analizimi i bërë rezulton se nga matja e përqindjes figuron se droga është e cilësisë së lartë.

Dy të arrestuarit mësohet se kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin, ndërsa po priten verifikimet se kush janë personat e interesuar për këtë lëndë narkotike.

Nga ana tjetër Drejtoria e Përgjithshme po bashkëpunon me Mbretërinë e Bashkuar për të marrë më shumë informacione për linjën e trasportit “Bledi Travel”.
