FOTO+EMRAT/ Kapen 7 pako kokainë në Portin e Durrësit poshtë sedijes së shoferit të furgonit, me destinacion Anglinë, dy të arrestuar
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 25 Maj 2024, 08:43
Policia e Kufirit ka arritur të sekuestrojë 7 pako kokainë në portin e Durrësit.
Mësohet se droga e kapur është gjetur gjatë një kontrolli rutinë të kryer në linjën e furgonit të kompanisë “B. Travel”, ku policia ka gjetur poshtë sediles së shoferit.
Në kuadër të jkëtij operacioni në pranga kanë rënë dy shtetas, Arjan Doçi dhe Mentor Çuni, ndërsa furgoni ndiqte linjën Shqipëri – Itali – Angli.



