PROVIMI I KLASAVE TË 5-TA/ Nxënësit e entuziastë për testin e Gjuhës, Matematikës dhe Diturisë

Klasat e pesta kanë zhvilluar këtë të premte një testim për të matur dijet e tyre. Ky provim do të masë vlerësimin e arritjeve të tyre dhe përfshinin lëndët Gjuhë Shqipe, Matematikë dhe Dituri Natyre. Vetë nxënësit u shprehën se provimi ishte i lehtë dhe se pritshmëritë e tyre ishin të larta.

Ky është entuziazmi i nxënësve të klasave te 5 pas provimit që zhvilluan për testin e vlerësimin e arritjeve.

Për rreth 90 minuta këtë të premte ato zhvilluan testin në gjuhen shqipe ne matematike dhe dituri natyre

Tregojnë se kishin emocione por thonë se provimi ishte shumë i lehtë.

Pritshmëritë i kanë të larta

Testi do të ketë 60 pikë ku pyetjet ishin dhe me qarkim dhe të shtjelluara dhe pas vlerësimit nga çdo drejtori arsimore piket konvertohen ne note.

Nxënësit që do të marrin notë jo kaluese, nuk pengohen për të vijuar klasën e gjashtë.

Ndërsa kjo balonë u ngrit si trofe nga nxënës të një kolegji për arritjet e deritanishme.

Veç provimit për klasat e pesta ministria e arsimit ka miratuar edhe udhëzimi për provimet kombëtare të arsimit bazë.

Testi i parë që do të japin nxënësit e klasave të 9-ta do të jetë në lëndën e Gjuhës Shqipe, që do zhvillohet në datën 20 qershor. në datën 23 qershor do të zhvillohet provimi i Matematikës.

Ndërsa testi i fundit do të jetë i Gjuhës së Huaj që do të plotësohet në datën 26 qershor.