Qeveria e prokurorëve në krizë, Nënkryetari i KLP thërret mbledhje: Të largohet kryetari Alfred Balla
Të hënën anëtarët këshillit të lartë të prokurorisë do të mblidhen për të diskutuar qëndrimin ose jo në detyrë të kryetarit të saj.
Debate ka nisur pas vendimit të së martës prej KPA që sanksionoi se Alfred Balla nuk duhet të jetë pjesë e sistemit për 15 vite
Ka qenë nënkryetari i KLP që nisi një letër për mbledhje urgjente me një pikë të vetme, largimin e ballës.
Pak orë më vonë vetë kryetari i qeverisë së prokurorisë ka nisur një tjetër shkresë zyrtare. Alfred balla kërkon zhvillimin e takimit, edhe pse shprehet se nuk kishte asnjë shkak për ta cilësuar situatë urgjente.
Më tej ai vlerëson se Komisioni i posaçëm i apelimit në vendimin për të nuk ka analizuar e vërtetuar fakte që të bënin të diskutueshme zgjedhjen time si anëtar jo magjistrat i KLP-së, për të pasur vend për tu zbatuar neni 149/ b i Kushtetutës.
Në këtë mënyrë duket se ai ka paralajmëruar se do të qëndrojë kundër kërkesave për mbarim mandati, që gjithsesi qëndrimin konkret do ta japë të hënën
Më tej Balla shton se prej dhjetorit ai do të duhej të ishte zëvendësuar, ndërsa parlamenti ende nuk ka gjetur anëtarin e ri.
