Autoblindi “made in Albania”, Peleshi: Për tre javë do të prezantohet në Paris
Shqipëria prodhon autoblindin e parë ushtarak made in Albania. Modeli do të prezantohet në panairin ‘Eurosatory’ në Paris që do të zhvillohet pas 3 javësh.
Me një foto në facebook ministri Niko Peleshi ka shfaqur pjesë të mjetit të realizuar në një kompani në Shqipëri në bashkëpunim me qendrën e inovacionit të Ministrisë së Mbrojtjes kanë krijuar makinën e parë ushtarake.
“Për të hedhur hapin drejt botës së zhvilluar, së pari duhet të kapërcejmë kompleksin tonë të inferioritetit intelektual. Po, Shqipëria i ka kapacitetet të shpikë, të kërkojë, të gjejë, të krijojë, të patentojë. Mbi 4000 te diplomuar shqiptarë të diasporës janë ofruar për të kontribuuar në Shqipëri. I kemi të gjitha! Ka ardhur koha të guxojmë edhe në inovacion”, shprehet ai në Facebook.
Paralelisht qeveria ka prezantuar edhe projektligjin për krijimin e kompanisë aksionere KAYO që do të ketë detyrë prodhimin dhe eksportimin e armëve ushtarake.
Vendimi ka ardhur pas kërkesës që presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski bëri në samitin e organizuar në tiranë për më shumë municione dhe mjete luftimi Tashmë duket se testi i parë do të jetë blindi Made in Albania.
