EMRI+FOTO/ Sulm me tritol në lokalin e kreut të "Rithemelimit" në Malësinë e Madhe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Maj 2024, 09:31
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në një lokal në Razëm të Malësisë së Madhe. Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar.
Lokali mësohet është në pronësi të Ferdi Stërkaj, kryetar i rithemelimit të PD Malësi e Madhe, ish-kryetar i ish-komunës Shkrel. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Policia e Malësisë së Madhe informon se: "Rreth orës 08:50, në fshatin Razëm, dyshohet se është hedhur lëndë plasëse tek reklama, në afërsi të lokalit të shtetasit F. S. Si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, për sigurimin e provave, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve".


