PAMJET/ Gjendet i pajetë 22-vjeçari që u përfshi në aksident mbrëmë në Lushnjë, nëna humbet ndjenjat sapo pa trupin e të birit

Ka qenë moment dramatik ai kur nëna pa trupin e pajetë të djalit të saj që përfundoi pas një aksidenti me makinë mes shkurreve.

Trupi i Fabjol Ibraliut, 22-vjeçarit, që mbrëmë me makinën e tij tip ‘Ford’ ka dalë nga rruga në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë u gjet mëngjesin e sotëm.

Nëna e tij, mes të qarave dhe britmave ka shkuar në vendin ku është gjetur trupi i të birit, ndërsa më pas ka humbur ndjenjat.

Trupi i tij është gjendur brenda shkurreve dhe barishteve, shumë pranë mjetit të aksidentuar. Kujtojmë se makina është shkatërruar thuajse totalisht nga përplasja e fuqishme.

I riu dyshohet se ecte me shpejtësi tepër të lartë kur ka shkaktuar aksident, me 160 km/orë. Ai është përplasur fillimisht me disa makina të tjera dhe më pas ka përfunduar në shkurre, pranë rrugës kryesore.

Dje, nëna e viktimës kërkonte të birin, duke thënë se ai kishte ndërruar jetë. Ndërsa, një person në vendngjarje thoshte se i riu ka ikur nga vendngjarja.

PAMJET/ Gjendet i pajetë 22-vjeçari që u përfshi në
Foto nga BW: Momenti kur nëna shikon trupin e pa jetë të birit

/BW