OKB: 45 000 civilë largohen drejt Bangladeshit pas përshkallëzimit të dhunës në Mianmar

Përshkallëzimi i dhunës në Mianmar ka nxitur rreth 45 000 njerëz të ikin drejt kufirit me Bangladeshin, paralajmëruan sot Kombet e Bashkuara.

Kreu i Ekipit të Mianmarit të Zyrës së Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut, James Rodehaver tha se qyteti i Buthidaung, në shtetin Rakhine të shkatërruar nga konflikti, është djegur kryesisht deri në themel gjatë javës së kaluar.

Deklarata e Rodehaver erdhi gjatë një bisede me gazetarët në Gjenevë përmes lidhjes me video.

“Nuk është ende e qartë se kush është përgjegjës për shkatërrimin në Buthidaung”, tha ai.

Rodehaver tha se Ushtria Arakan, një grup rebel etnik, ishte përgjegjës për të paktën katër vrasje. Zyra e të drejtave të OKB-së i bëri thirrje Bangladeshit t’u japë mbrojtje refugjatëve nëse ata e kërkojnë atë.

OKB u kërkoi gjithashtu vendeve të tjera të mbështesin financiarisht Bangladeshin. Më shumë se 1 milion civilë, myslimanët Rohingya, janë larguar në Bangladesh gjatë valëve të mëparshme të dhunës.

Vetëm rreth 600 000 civilë Rohingya besohet se jetojnë ende në Mianmar.