Anglia në zgjedhje të parakohshme, Nikolla: Nisja e fushatës menjëherë, partitë ishin të përgatitura për këtë
Kryeministri Rishi Sunak, vendosi të hënën të shpallte zgjedhjet, në një ditë me lajme të mira ekonomike, dhe paralajmëroi se Laburistët do të kërcënonin stabilitetin duke rritur taksat e duke përmbysur politikën më përfaqësuese të tij, atë të dërgimit të emigrantëve të paligjshëm në Ruanda.
Rivali i tij, Starmer, një ish avokat 61-vjeçar pretendon se Laburistët do të sjellin ndryshimin për elektoratin.
Nëse Laburistët fitojnë zgjedhjet, do t’i jepnin fund udhëheqjes 14-vjeçare të Konservatorëve, ndërsa Britania e Madhe që dikur njihej për stabilitetin politik, do të kishte 6 kryeministra në 8 vite, për herë të parë që prej viteve 1830.
Lëvizja e beftë e Sunak për zgjedhjet detyroi sekretarin e punëve të jashtme David Cameron të ndërpresë vizitën në Shqipëri për të marrë pjesë në mbledhjen e kabinetit.
Për të kuptuar më shumë se çfarë po ndodh me fushatën e sapo nisur në Britani, në një intervistë për “Ora Neës”, aktivisti Daniel Nikolla theksoi se arsyet që çuan vendin në zgjedhje të parakohshme janë të shumta, ku më kryesorja është situata ekonomike dhe konsumimi nga pushteti.
“Një mori ndodhish në 24 muajt e fundit kanë bërë që dhe lidershipi që është në pushtet që prej vitit 2014-të kanë bërë që deri diku edhe të konsumohet.
Kemi një fushatë dhe një debat që do të zhvillohet në një periudhë shumë të shkurtër, pasi më e mira do të ishte që këto zgjedhje të mbaheshin në nëntor, por mesa duket ata kanë qenë të përgatitur për ta nisur fushatën menjëherë”, theksoi ndër të tjera Nikolla.



