Kharkivi sulmohet nga një tjetër bombardim ajror
Dy bomba rrëshqitëse goditën gjatë natës qytetin verilindor të Ukrainës Kharkivin, i cili ka qenë objektiv i sulmeve ajrore ruse për muaj me rradhë.
Kryetari i bashkisë së Kharkivit, Ihor Terekhov tha në Telegram se nuk raportohen viktima dhe se disa ndërtesa banimi si dhe një ndërtesë e pabanuar janë dëmtuar lehtë.
Shtatë persona u vranë dje nga sulmet ruse në Kharkiv, ku të paktën 15 raketa goditën qytetin dhe zonën përreth gjatë orëve të ditës.
Gjithashtu, një nga shtypshkronjat kryesore të Ukrainës u godit gjatë atij sulmi.
Kharkivi ka qenë një nga qytetet më të goditura gjatë pushtimit të përgjithshëm rus të Ukrainës, i cili filloi më shumë se dy vjet më parë.
Metropoli është sulmuar vazhdimisht nga ajri – me dronë, raketa dhe bomba rrëshqitëse.
Dy javë më parë, forcat e armatosura ruse nisën gjithashtu një ofensivë tokësore në rajonin kufitar, Kharkiv.
Trupat kryesore ruse janë aktualisht më pak se 20 kilometra nga skaji i qytetit.

