“Ne sot abstenuam nuk e votuam rezolutën”, Tabaku: Parlamenti sot s’ka nevojë të miratojë copa letre që dihet se ça fundi kanë

Deputetja demokrate Jorida Tabku tha se nuk votuan pro projekt rezolutës së propozuar nga Partia Socialiste.

Tabaku: Deri më sot qeveria nuk e ka bërë këtë gjë. Ky është elementi i parë. Së dyti, janë dhe një pjesë e funksionit të kryetarëve që mazhoranca nuk mund t’i bëjë dot. Parlamenti sot nuk ka nevojë për një rezolutë dhe të miratojnë copa letre që dihet se ça fundi kanë. Ça e pengonte mazhorancën qe deri atëherë t’i votonte? Ça e pengonte mazhorancën? Ne akoma jemi duke diskutuar për projektrezolutën, ndërsa për sa i përket komisionit nuk kemi akoma një qartësi.

Janë një sërë elementesh që lidhen me punën  e Këshillit të Integrimit. Në rezolutën e Partisë Socialiste thuhet që reformat janë të pakthyeshme. Opozita është e tillë dhe për këtë është votuar, prandaj nuk e bën dot mazhoranca. Ne sot abstenuam nuk e votuam rezolutën dhe në mbledhjen e radhës së ditës së hënë do të diskutohet. Keto ishin ato që unë ngrita dhe në mungesë të një debati. Kjo kërkon vullnet politik që ka qenë i vonuar nga mazhoranca.