Gurakuqi: Vizita e Cameron në Shqipëri, shumë e rëndësishme në aspektet strategjike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Maj 2024, 21:49
Historiani, Romeo Gurakuqi i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se vizita e Cameron në Shqipëri është një vizitë shumë e rëndësishme.
Gurakuqi: Deri para orës 18:00 ku Sunak doli dhe bëri deklaratën e famshme për shpalljen e zgjedhjeve me 4 korrik , unë do ti përmbashesha linjës se vizita e lordit Cameron në Shqipëri është një vizitë shumë e rëndësishme.
Për shkak se bëhet fjalë për ish kryeministrin e Britanisë, sot është aktualisht ministër i punëve të Jashtme.
Vizita e tij ishte e rëndësishme për ne.
Për aspektet strategjike dhe Shqipëria në aspektet e qëndrimit strategjik ka qenë në linjat e duhura në aspektin e koalicionit Perëndimor.
