Andoni: Palët politike, të paqarta për votën e Diasporës. Duan t'ia bëjnë pak të vështirë pjesën proceduriale KQZ-së

Publicisti, Ben Andoni në një intervistë në Ora News u shpreh se palët politike janë të paqarta për politikat e tyre personale pësa i përket Diasporës.

Andoni: Mendoj se do marri kohë përsëri.

Mendoj se do marri kohë sepse nëse do kishte vullnet të mirë, ai besoj se do zgjidhej kohë më përpara.

Por duket se ka një problem të madh dhe një ngërç sepse të dyja palët janë të paqarta për politikat e tyre personale përsa i përket Diasporës.

Dhe duke qenë të paqarta, unë mendoj se kjo i bën që të jenë shumë të ngulfatura përsa i përket gjithë aksionit procedurial përsa i përket votës së Diasporës.

Megjithatë duke parë turin e Ramës, duke që mazhoranca do që ta përfshijë votën e Diasporës.

E para sepse është dicka që ka lidhje me programin e tyre dhe e dyta do të largojë pak vëmendjen nga shumë gjëra në vend.

Dhe duke parë dhe tashmë që KQZ është futur dhe është integruar në gjithë këtë proces po më dukët që palët duan t’ia bëjnë të vështirë pak të gjithë pjesën proceduriale KQZ-së.