Kryetarët “kalojnë” draft-rezolutën e PS anti-korrupsion, pritet të votohet në Kuvend të hënën

Me abstenimin e opozitës, Konferenca e Kryetarëve miratoi me 9 vota pro draft-rezolutën e Partisë Socialiste për krijimin e një komisioni të posaçëm për mirëqeverisjen dhe anti-korrupsionin.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura nuk munguan debatet, ku u ngritën akuza se mazhoranca po mbivendos detyrat e komisionit të integrimit

Qëndrimin e dhënë me dyer të mbylla Tabaku e dha edhe përballë medieve. Për mazhorancën gjithçka bëhet për të shtyrë përpara integrimin. 

Çuçi: Nuk mund ta bëjë qeveria këtë gjë prandaj po marrim një iniciativë të tillë në Parlament. Qeveria është një nga institucionet që do të raportojë për mirëqeverisjen dhe luftën kundër korrupsionit. S'ka asnjë merak për mbivendosje kompetencash nga Këshilli i Integrimit Evropian apo komisionet e tjera. Procesi Screenig është burimi kryesor që na çon në marrjen e kësaj iniciative duke e shpallur prioritet luftën kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen.

Me vetëm dy anëtarë prezentë, opozita nuk arriti të bllokojë kalimin për votim në parlament të draftit. Do të pritet seanca e së hënës nëse për këtë çështje do të kërkohet konsensus apo do të aplikohet vota e shumicës.