Basha në aksion: PD me programin e saj do t’i kthejë pasuritë e vendit në mundësi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një postimi në Facebook, ka publikuar takimet që po zhvillohen në selinë e PD për t’u ofruar shqiptarëve një program për zhvillimin e vendit dhe përmirësimin e jetës.

Basha shkruan se ishte një ditë intensive takimesh e diskutimesh për programin e Partisë Demokratike.

“Ditë intensive takimesh e diskutimesh për programin e Partisë Demokratike. Shqipëria e ka të gjithë potencialin për t’u bërë një vend i zhvilluar. Sot pasuritë e këtij vendi, paratë e shqiptarëve, fatet e tij i kontrollon një pakicë absolute. Me programin tonë ne do t’i kthejmë pasuritë e vendit në mundësi, që çdo shqiptar ta ndërtojë jetën dhe të ardhmen në Shqipëri”, shkruan Basha.