EMRAT+VIDEO/ Tentuan të shitnin në treg 80 mijë euro të dyshuara të vjedhura në banka të BE-së, 2 të arrestuar

Policia në Shijak, Durrës ka arrestuar dy persona, pasi kanë tentuar të shisnin në treg 80 mijë euro, të dyshuara të vjedhura në bankat e BE-së. Në pranga mësohet se kanë rënë shtetasit Taulant Demerxhiu dhe Vladimir Kokomani.

Njoftimi i Policisë Shijak, Durrës

Tentuan të shitnin në treg, një shumë eurosh të dyshuara të vjedhura në banka të shteteve të BE-së, vihen në pranga 2 shtetas.

EMRAT+VIDEO/ Tentuan të shitnin në treg 80 mijë euro të

Seksioni i Mbështetjes Operacionale të Hetimit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, si rezultat i adimistrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore, se 2 shtetas tentonin të shitnin në treg, një shumë eurosh (me bojë sigurie) të dyshuara të vjedhura në banka të shteteve të BE-së, finalizuan operacionin policor të koduar “Suspicion”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit T. D., 33 vjeç, banues në Fushë Krujë dhe V. K., 43 vjeç, banues në fshatin Ardhishte, Shijak.

EMRAT+VIDEO/ Tentuan të shitnin në treg 80 mijë euro të

Në fshatin Ardhishte, në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën 80 000 euro që dyshohet se janë vjedhur në banka të shteteve të BE-së, me qëllim shitjen në tregun e brendshëm.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.