Tiranë, i riu nga Polonia futet në ujërat e Liqenit Artificial, rrezikon mbytjen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Maj 2024, 17:47
Një i ri nga Polonia është futur ditën e sotme në Liqenin Artificial të Tiranës dhe dyshohet se ka rrezikuar të mbytet.
Mësohet se 25-vjeçari F. M. është shpëtuar dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Më datë 18.05.2024, rreth orës 16:00, te Liqeni Artificial i Tiranës, është futur në liqen dhe dyshohet se ka rrezikuar të mbytet shtetasi polak F. M., 25 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.