Presidenti egjiptian Al Sisi: T’i japim fund luftës ne Gazë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Maj 2024, 20:08
Le t’i japim fund menjëherë kësaj lufte të egër kundër palestinezëve, të cilët meritojnë të rifitojnë të drejtat e tyre legjitime në krijimin e shtetit të tyre të pavarur, përgjatë kufijve të 4 qershorit 1967, me kryeqytet Jerusalemin Lindor, tha sot presidenti egjiptian Abdel Fattah Al Sisi.
Deklarata e tij erdhi gjatë një samiti arab që po zhvillohet në Bahrein, duke iu drejtuar komunitetit ndërkombëtar.
“Të gjithë brezat e ardhshëm të palestinezëve dhe izraelitëve meritojnë të jetojnë në një rajon ku lulëzon drejtësia,mbizotëron paqja dhe mbretëron siguria”, tha Al Sisi.
Ata kanë të drejtë të jetojnë në një rajon ku shpresat e së ardhmes sublimojnë dhimbjen e së shkuarës”, shtoi presidenti egjiptian.
