VIDEO SHOKUESE/ Punonjësi bie nga dera e avionit, nuk e kuptoi se shkallët ishin larguar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Maj 2024, 17:33
Anëtari i ekuipazhit nuk e kishte idenë se kolegët ne toke kishin larguar shkallët e zbritjes nga mjeti TransNuse Airbus që kishte përfunduar zbarkimin.
Ai shihet duke folur me dikë brenda avioni teksa nis të dalë.
Por stafi kishin larguar tashmë shkallët e lëvizshme dhe ai bie ashpër në asfaltin disa metra poshtë.
Megjithë disa plagë të pësuara burri raportohet se është jashtë rrezikut për jetën, shkruajnë mediat vendase.
Zyrtarët e aeroportit të Xhakarta thanë se po hetojnë incidentin dhe se do të marrin masa që diçka e tillë të mos përsëritet në të ardhmen.