VIDEO/ Franca ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme nga protestat, makina të djegura dhe biznese të shkatërruara, vdesin 4 persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Maj 2024, 19:36
Franca ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Kaledoninë e Re dhe ka dërguar trupa ushtarake.
Protesta në shkallë të gjerë përfshinë ishullin për shkak të ligjit që zgjedhon të drejtat e votës së francezëve në territoret e huaja të Francës.
Kundërshtarët e kësaj nisme i vunë flakën makinave, bizneseve dhe grabitën disa dyqane. Katër persona kanë vdekur deri tani si pasojë e përplasjeve, njëri prej tyre polic.
Me kërkesë të autoriteteve lokale, Franca ka dërguar 500 policë në ishull, ndërsa janë ndaluar 200 protestues. Shkollat në Kalendoninë e Re janë mbyllur dhe kryeqyteti Noumea është vendosur në shtetrrethim.
