Të dyshuar për spiunazh për Rusinë, arreston dy persona në Letoni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Maj 2024, 19:38
Shërbimet letoneze të sigurisë kanë bërë dy arrestime të personave të dyshuar për spiunazh për Rusinë.
Dy të arrestuarit akuzohen se kanë mbledhur informacione të natyrës konfidenciale, të cilat më pas ua kanë kaluar shërbimeve sekrete ruse. Gjithashtu njëri nga të dyshuarit ishte akuzuar më parë për spiunazh për Rusinë.
Letonia, një ish-republikë sovjetike dhe tani anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, ndan një kufi 214 km të gjatë me Rusinë.
Kjo ka alarmuar shumë letonezë, të cilët shqetësohen se vendi i tyre mund të jetë në shënjestër të Moskës nëse Rusia fiton luftën në Ukrainë.
