''Të jeni gati për çdo defekt'', Balluku i kërkon OSHEE-së të garantojë energjinë për sezonin turistik
Me pritshmërinë për sezonin turistik më të mirë ndër vite, zëvendëskryeministrja, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, kërkoi nga OSHEE të garantojë furnizimin me energji elektrike nga veriu në jug.
‘’Prioriteti për këtë vit padyshim janë të gjitha zonat turistike.
Ju duhet të jeni të angazhuar që duhet të jetë një sezon shumë inpenjativ’’, tha Balluku.
Minstrja Belinda Balluku e la kë të porosi në shpalljen e një fushate të re për punësimin e elektriçistëve pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.
Janë 240 vende të lira pune , për të cilat kriteri i moshës për për aplikanët është deri në 35 vjeç.
‘’Duke nisur që sot ne hapim një thirrje të re për vendet e punës që kanë ngelur vakante që janë rreth 240.
Kjo thirrje shkon deri në moshën 35 vjeç’’, tha Balluku.
Zëvendës kryeministrja tha se kapitali njerzor mbetet prioritet i qeverise duke theksuar politikat për rritjen e pagave.
‘’Kjo është lufta që kemi ne, mes sektorit publik dhe sektorit privat që nga një anë i shërben tregut’’, tha Balluku.
