Biseda e Fidanit me Blinkenin dhe Haniya - Çfarë u diskutua

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka biseduar sot në telefon me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken dhe kreun e Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniya.

Në takimin mes dy ministrave të Jashtëm , sipas burimeve diplomatike turke, u diskutuan zhvillimet e fundit në Gaza dhe situata në Ukrainë.

Ministri turk theksoi rëndësinë e zbatimit të një armëpushimi të përhershëm në Gaza sa më shpejt të jetë e mundur dhe nënvizoi se duhet të hiqen pengesat që pengojnë mbërritjen e ndihmave humanitare në rajon. Ai gjithashtu deklaroi se sulmi i Izraelit në Rafah është i papranueshëm.

Sa i përket bisedës telefonike Fidan-Hania, të dy palët kanë biseduar për situatën e fundit në negociatat e armëpushimit, thanë të njëjtat burime.